E ka pësuar keq punonjësi i një shkolle fillore në Prizren, i cili nuk i maste mirë temperaturën nxënësve. Rasti në fjalë u bë publike pas një video që qarkulloi në rrjet, ku shihej se ai e mbante termometrin shumë larg nxënësve.

Lajmi është konfirmuar nga drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren, Edon Muçaj, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se punonjësi është gjobitur me 200 euro.

“Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, -ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: