TIRANE– Ka ndërruar jetë punonjësi i Teatrit Kombëtar, Ermal Laze, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në spital.

Ndonëse nën kujdesin e mjekëve, Laze nuk arriti t’i shpëtojë sulmit të papritur, pasi pësoi ishemi.
Ka qenë pikërisht aktorja e skenës shqiptare, Ema Andrea që ka dhënë lajmin e rëndë. Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’.

“Nuk ja dole dot…! Qofsh i qetë në qiell i dashur!”, shkruan Andrea në ‘FB’. Kujtojmë se edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, iu bashkua lutjeve të artistëve, duke theksuar se “nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punëtorët e skenës, sot të lutemi për të që jeta të triumfojë!”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb