Pas debatit të ashpër me Ralf Gjonin, Gramoz Ruçi është përplasur edhe me deputetin Kujtim Gjuzi, në lidhje ligjshmerinë e akteve normative të propozuara nga qeveria për ndryshime në Kodin Penal.

Teksa deputeti Kujtim Gjuzi ka folur nga vendi kundër akteve normative të qeverisë, duke e barazuar situatën me një diktaturë të vërtetë, Ruçi i ka kërkuar atij të mos flasë jashtë procedurës, duke i thënë se e nxjerr nga salla.

“Kryeministri ka nxjerrë akte normative ka nxjerrë ushtrinë nga kazerma, ka shkelur kushtetutën, prej 44 ditësh vendi është në grusht shteti të Edi Ramës. Nëse ju do të vazhdoni ti bëni kritike opozitës që ruajti 100 vjet parlamentin dhe nuk ishte dakord me ato që e braktisën parlamentin dhe kërkuan të shkelin shtetin, duke shkelur të gjithë normat që përban Kushtetuta e Shqipërisë, nuk mundet Televizioni Shqiptar të konsiderojë kryeministri këtë apo atë, kryetar. Në këtë situatë mos na hiqni minutazhin jemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe pse nuk jemi realisht ashtu. E kemi mbledhur parlamentin edhe ne 97’”, tha Gjuzi.

Ndërkohë Ruçi i ka kërkuar deputetit që të mos replikojë dhe të flasë nga vendi pasi do e nxjerrë nga salla.

Pjesë nga diskutimi:

Gramoz Ruçi: I dashur deputet mesa duket edhe ju flisni.

Kujtim Gjuzi: Nuk jam i dashuri yt

Gramoz Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerzillëku. Nuk ke të drejtë të thuash se aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën . Nuk ke të drejtë të thuash se vakancën e krijuar nga situata e jashtëzakonshme, por duhet të punosh më shumë për të kuptuar se çfarë kanë bërë parlamentet e tjera në vendet më të zhvilluara. Përkundrazi mos spekulo dhe mos fol nga vendi se do të nxjerr jashtë dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb