Me titullin në xhep dhe me rekorde unike, Carlo Ancelotti ka vetëm një gjë në mendje, finalen e Champions League, sfidën kundër Liverpool:

“Nuk e fshehim gëzim që do të luajmë këtë sfidë. Është normale të jesh pak në siklet, por në këto momente jemi shumë të lumtur që do ta luajmë.

Nuk jam i shqetësuar, përkundrazi, i lumtur që kam kohë për ta përgatitur dhe për ta luajtur këtë finale, jam i lumtur që jam në një situatë që të gjithë të tjerët do të donin të ishin. Do të luajmë ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror, pra pse të mos jemi të paduruar”, u shpreh ndër të tjera Carlo Ancelotti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb