Në emisionin “Open” në News24 gazetarja Klodiana Lala, tha se për të mbrojtur sistemet janë hedhur miliona euro, duke shtuar se pavarësisht sulmeve kibernetike të ndodhura në vend, ende nuk ka ndëshkime.

Nga ana e tij eksperti i sigurisë, Arben Çuko tha se nuk mund të kërkohet nga prokuroria shqiptare që kjo çështje të zgjidhet brenda një muaji.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja Lala: A ka përgjegjës sepse janë hedhur miliona euro për të mbrojtur sistemet. Kjo nuk është si historia e patronazhistësve që i duartrokasim në fund. Kjo ka nevojë për përgjegjës. S’mund të themi se është lajmi i mirë se microsfot po punon. Lajm i mirë është kur të kemi ndëshkime.

Çuko: Leja këtë punë prokurorisë?

Lala: Kam të drejtën për të ngritur zërin

Çuko: Ti kërkon nga prokuroria shqiptare ta zgjidhë brenda një muaji. S’mundet dot.

Gazetarja Daci: Shpeshherë hakerat në grupin e telegram pyesin, çfarë doni të publikojmë. Herë pas herë publikojnë të dhëna sekrete. Sa më shumë thotë qeveria shqiptare nuk kanë marrë asgjë, ato nxjerrin diçka të re, tashmë dolën policë dhe ish-policë. E vetmja gjë që ka bërë prokurario ka kufizuar mediat për publikimin e informacioneve

Çuko: A më thua kush është sot prioriteti i qeverisë? është minimizimi i dëmeve. Minimizimi i dëmeve është një proces dhe nuk zgjidhet dot asnjë për një muaj dhe as dy muaj. Unë nuk jam specialist i midhjes dhe as i peshkut. Si mund të minimizohen dëmet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb