Tirana pret Erzenin si “vendase” në Elbasan Arena ditën e nesërme në orën 17:45 për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kërkojnë të bëjnë detyrën ndaj shijakasve për të vazhduar ndjekjen ndaj Partizanit kryesues. Përpara ndeshjes, trajneri Shehi foli në konferencën e shtypit.

Pas Bylis vjen Erzeni – Përsa i përket Ballshit është një ndeshje e kaluar. Na kënaqën 3 pikët por përqëndrimi është te Erzeni. Është ndeshja e fundit e fazës së parë dhe duam të bëjmë maksimumin për ta mbyllur fazën e parë me sa më shumë pikë. Skuadër që na vjen përballë nesër me vetëm 2-3 momente që nuk ka marrë atë që ka dashur. Skaudër që kërkon të qendrojë në pozita mbrojtëse shumë mirë dhe ja ka dalë.

Mungesat – Gjendja nuk është optimale. Limaj është jashtë që pas Ballshit. Tosevski është me Maqedoninë dhe 2-3 shqetësime të vogla që shpresojmë t’i rikuperojmë.

Nuk e njihni Erzenin – Statistikat janë të sakta. Kemi vite që nuk përballemi pasi kundërshtari ka qenë edhe një kategori më poshtë por kemi informacon mjaftueshëm. Nuk është ndeshje që luhet në fillim të kampionatit por kanë kaluar 8 javë dhe e kemi një panoramë. Në futboll nuk ndikon shumë e shkuara por e tashmja dhe nesër është një ndeshje që ne e vlerësojmë shumë si ndeshje përmbyllëse e fazës së parë.

Ndeshja e fundit e fazës, pengje? – Kemi edhe tre faza të tjera. Ka shumë ndeshje përpara por në kërkojmë gjithmonë që të përmirësohemi. Sigurisht ka momente ku ç’ka kemi dhënë në fushë mund të kishim disa pikë më shumë por futbolli i tillë është. Por, jemi të kënaqur me atë që kemi prodhuar.

Tre ndeshje në shtëpi – Tabuja e fushës ka rënë në kampionatin tonë. Pikët i kemi marrë më shumë në transfertë. Ndeshjet brënda kemi lënë 5 pikë me Vllazninë dhe Laçin. Zgjodhëm Elbasan Arena si një terren për të qenë më afër cilësive tona individuale dhe shpresojmë që të marrim pikët maksimale.

Fitorja nesër ju mban 2 pikë më pak se sezoni i shkuar – Vazhdimësia në futboll është shumë e rëndësishme dhe aq më shumë prë ne që kemi 10-11 lojtarë të rinj në organikë dhe me këtë vazhdimësi është gjë e mirë sepse skuadra është gjithnjë pranë objektivave.

E prisnit këtë rezultat pas ndryshimeve në organikë? – Kemi pas vështirësi. Skuadra është konfiguruar në momentin e fundit dhe kjo të ç’ekuilibron paksa manovrat dhe duhet të ndërtosh nga e para dhe në futboll duhet kohë për të perfeksionuar manovrat. Pritshmëritë tona i kemi gjithmonë të larta edhe pasi lojtarët i kemi shumë cilësor por edhe objektivave të klubit që ndërtohet gjithmonë për të fituar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb