FIER- Banorët në Kraps të Fierit kanë nisur protestat ditën e sotme, pasi nuk janë shpronësuar për dëmet që u janë shkaktuar gjatë ndërtimit të rrugës. Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar rrugët Fier-Plyk dhe Kraps-Lalar, duke u shprehur se firma që mori përsipër ndërtimet e rrugës, ua ka prishur muret rrethuese të banesave.

Ata thonë ndërkaq, se firma nuk ka përfunduar rrugën, e cila duhet të përfundonte brenda janarit.

“Nuk jemi shpronësuar për tokën e dëmtuar. Firma na ka prishur muret rrethuese të banesave. Rruga në fshat është lënë nga firma e papërfunduar, ndërkohë që duhej të përfundonte brenda janarit”, shprehen banorët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: