Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar këtë të premte një takim me krerët e organizatave socialiste në Cepo të Gjirokastrës, me të cilët ka diskutuar mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, ministri Çuçi thekson se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.

“Me kryetarët e organizatave socialiste në Cepo të Gjirokastrës. Vijojmë punën për organizimin elektoral drejt 25 prillit. Nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Shihni kush kërkon të vijë në pushtet, për të kuptuar se kthimi prapa do të ishte fatal për Shqipërinë. #BashkëMePartinëSocialiste #PërShqipërinëQëduam”, shkruan ministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb