Kukësi shpreson shumë që këtë javë të ngushtojë diferencën mes dy ekipeve të kreut, në një kohë kur Tirana dhe Laçi përplasen ndërmjet tyre. Cili do të jetë përfundimi i këtij takimi nuk do të ketë asnjë vlerë nëse verilindorët nuk fitojnë përballë Teutës, për këtë është shumë i qartë edhe trajneri Diego Longo:

Gjendja fizike – “Kondicioni fizik është problemi i fundit për Kukësin. Në situata të tilla sigurisht që ka më shumë presion, kështu që duhet punuar më shumë në aspektin psikologjik. Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe e dimë që duhet të kemi më shumë kujdes.”

Teuta – “Në ndeshjen e parë që e humbën luajtëm shumë keq, nuk e menaxhuam si duhet situatën. Është e vërtetë që Teuta ka ndryshuar shumë, do të ketë një ndeshje tjetër. Tani kemi më shumë përvojë dhe dimë se ta menaxhojmë një takim kundër këtij kundërshtari. Unë jam optimist, por gjithashtu e di bashkë me djemtë që duhet të japim 100%.

Lufta për kreun – “Nuk mund të them se vendi i parë dhe i dytë janë shumë larg. Janë edhe 45 pikë në lojë dhe kuptohet, kushdo që të humbë mes Tiranës dhe Laçit, ne kemi mundësi të ngushtojmë diferencën. Gjithsesi, ne duhet të mendojmë për veten, për ndeshjet tona. Duhet të punojmë fort, por duke e ditur që nuk jemi ndërtuar për të qenë Barcelona apo Real Madridi. Duhet të jemi të vetëdijshëm që gjithçka bëjmë është diçka më shumë, të luajmë pa presion.”, përfundoi Diego Longo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb