24 orë zgjati “mbretërimi” i Liverpool në krye të Premier League. Tifozët e kuq kryqëzuan gishtat që Brighton të frenonte “bandën” e Pep Guardiolës, e bënë diçka të tillë për 53 minuta, por më pas individët e Man.City bënë diferencën, Mahrez edhe me pak fati realizoi golin e parë. Në të 65-tën ishte Foden që shënoi golin e dytë, ndërsa në fund, në minutën e 82-të Silva sigloi rezultatin final në 3-0. Me këtë trepikësh, Man.City rikthehet në krye, plus dy pikë në raport me Liverpool:

“Përballë Brighton siguruam matematikisht prezencën në Champions League për sezonin e ri. Dikush mund të thotë që kjo është normale, por jo, nuk është normale, mjafton të shohësh se sa fortë është gara për katër vendet e para. Sa i përket titullit, ne nuk jemi budallenj, kemi vetëm dy pikë avantazh, mjafton vetëm një barazim dhe Liverpool mund të bëhet kampion. Nëse i fitojmë të gjithë ndeshjet do jemi ne kampionët e Anglisë, lojtarët e dinë këtë dhe do ta provojmë deri në fund ti fitojmë të gjithë ndeshjet”, theksoi Guardiola pas ndeshjes.

Një spektakël më vete rezultoi derbi i Londrës ndërmjet Chelsea dhe Arsenal, 6 gola të shënuar, në fund ata që festuan ishin “topçinjtë” e Arteas pas suksesit 4-2 në transfertë. Për momentin, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal do të diskutojnë ndërmjet tyre për dy vende në Champions. Blutë renditen në vendin e tretë në kuotën e 62 pikëve, të ndjekur nga Tottenham dhe Arsenal me nga 57 pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb