BRITANI E MADHE

Princ William ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meghan dhe Harry në intervistën dhënë për televizionin amerikan Cbs. “Nuk jemi familje raciste”-ka thënë William.

Ai shtoi se nuk ka folur me Harry-in pas intervistës por siguroi qe do ta bëjë shumë shpejt.

Duka i Kembrixhit e bëri komentin e tij gjatë një vizite në një shkollë në Londrën Lindore dhe është i pari nga familja mbretërore që përgjigjet dhe flet drejtpërdrejt për përmbajtjen e intervistës.

Përmes një deklarate pak ditë më parë Pallati Mbretëror ka thënë se pretendimet e bëra në intervistën me Oprah Winfrey “janë marrë me seriozitet”.

Pallati ka thënë se familja mbretërore është “e pikëlluar” prej kur ka mësuar sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për çiftin. “Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë pjesëtarë shumë të dashur të familjes”, është thënë në deklaratë.

Presioni për t’u përgjigjur është rritur në Pallatin Buckingham pasi Meghan – pjesëtarja e parë me racë të përzier në historinë moderne të familjes mbretërore – ka thënë se Harry është pyetur nga një pjesëtar i familjes mbretërore se sa “e errët” do të mund të jetë ngjyra e djalit të tyre Archie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: