Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha foli shkurtimisht pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Islandës, ku ndër të tjera u shpreh:

“Jemi në një moment të vështirë. Duhet të kuptojmë që grupi nuk është, ndonjë fitore vjen edhe nga grupi. Duhet të jemi me shumë personalitet në fushë, mos presim nga trajneri, duhet ta formojmë grupin veten. Duhet të bëjmë kritikë te vetja. Fati është me më të fortët.

Në Izrael luajtëm me frikë. Duhet të jemi vendimtar në fushë. Kur ishim 11 kundër 10 duhet të gjenim golin e sigurisë. Mungoi fati, pjekuria, por edhe përqendrimi në minutat e fundit”, u shpreh Strakosha për “TV Klan”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb