Partia Agrare Ambientaliste ka mbajtur sot Konventën Kombëtare.

Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie Agron Duka u shpreh se kjo parti është e hapur për qytetarët pavarësisht bindjeve politike, ndërsa shtoi se qëllimi i kësaj partie është marrja e sa më shumë këshilltarëve bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Duka u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PAA do jetë faktor përcaktues në disa qarqe të vendit.

“Kemi hapur dyert e kemi pranuar kandidatë jo vetëm nga PAA por edhe qytetarë. Na mjaftojnë të jenë të motivuar. Bëjmë thirrje shqiptarëve të votojnë për ata që do të punojnë vërtetë për ta.

Jemi derë e hapur për ata që duan të kontribuojmë për vendin. jemi sot në opozitë, por nuk jemi ingranazh i asnjë partie apo grupimi politik, nuk bëjmë akrobacira duke kaluar nga një anë në tjetrën. Situata politike është kaotike. Opozita ka probleme te brendshme çka mund të krijojë probleme në rezultatet e zgjedhjeve.

Sa më shumë këshilltarë bashkiakë të fitojmë, aq më të larta janë mundësitë për koalicione më të mëdha në zgjedhjet e ardhshme.

Të trokasim derë më derë, kjo është rruga që do na sjellë rezultat.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë pas dy vitesh por dinamikat në plitikë mund të sjellin edhe zgjedhje të parakohshme. Në zgjedhjet e ardhshme jam i sigurt se me votat tona do vendoset kush merr shumicën në të pakën katër qarqe”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb