Në momentin më të mirë, për të ndezur dhe një herë debatet brenda tifozëve, ka menduar vetë klubi i Tiranës të cilët me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë kërkuar një mendim nga fansat se ku dëshirojnë që të zhvillohet ndeshja me Teutën, në stadiumin “Selman Stermasi” apo në “Air Albania Stadium”? Tifozët dukeshin të ndarë në qëndrimin e tyre por të prerë në këtë pikë janë grupimi më i famshëm, “Tirona Fanatics”:

Tirona Fanatiks
Tirona Fanatiks

Shtëpia jone është Selmon Stermosi…

Ne nuk jemi qeraxhinj, e as nuk kemi nevoje te luajmë 1 jave këtu e 1 jave atje…

Përveç “derbit” qe kalon kapacitetin e stadiumit tone, te gjitha ndeshjet e tjera janë mese te përshtatshme te luhen ne SS, debatet e tjera janë mese te kota!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb