Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur se çështja çame është lënë në harresë nga politika e sotme.

Idrizi shtoi se PDIU nuk është si partitë e tjera, duke theksuar se se Çamëria është simboli i sakrificës.

“Kjo padrejtësi e madhe historike, njerëzore e familjare e çamëve është dhe gjeneza e PDIU, por s’mjafton me kaq. Do e kthejmë këtë çështje në një çështje kombëtare. Sepse Çamëria është simboli i sakrificës, që ne ta kishim këtë Shqipëri që kemi sot. Kosova dhe Çamëria u sakrifikuan për këtë vend që ne kemi sot. Dua t’iu garantoj që ne s’jemi si partitë e tjera, për ne anëtarët nuk janë numra apo militantë, për mua ju jeni, një mesazh shprese për të gjithë. Ne nuk i ikim dot Çamërisë por edhe Çamëria nuk ikën dot nga ne. Ne na deshën dikur për vota, por kur u përmend të drejtat e njeriut dhe gjëra të këtij lloji duket se për ndonjë arsye tjetër idealiste, ne nuk u interesojmë. Ata janë munduar gjithnjë të na rrudhin, të na zvogëlojnë. Këta që na duan herë për aleancë e herë për numra, ne në fakt na rrudhin dhe na shtypin gjithnjë edhe më tepër për interesat e tyre personale. Në 14 vjet që ne kemi qenë të plotësuar me deputetë, qeveria shqiptare nuk është ulur asnjëherë me shoqatën Çamëria, për ta nuk ekzistojmë. Po çfarë i pengon ata që të ulen me ne?”, tha Idrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: