“Shihemi në 16:30 në Fiumicion. Nuk jemi vetëm”. Kështu shkruan Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio në një status në “Facebook” duke iu referuar grupit të dytë mjekësor që u nis sot nga Shqipëria drejt Italisë për të ndihmuar në spitale, në luftën kundër koronavirusit.

Ndërsa poston mesazhin e tij në “Twitter” me anë të të cilit falënderon kryeministrin Edi Rama, Di Maio shkruan se kjo është një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.

“Sot do të mbërrijë në Itali një grup i kujdesit shëndetësor prej 60 infermierësh për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.
Faleminderit @ediramaal për afërsinë dhe mbështetjen për Italinë. ????”, shkruan Di Maio.

Di Maio
Di Maio

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb