“E respektojmë Real Madrid si një nga ekipet më të mira në botë, edhe për titujt që ka fituar. Mendoj se nuk ka një skuadër favorite në këtë sfidë, mendoj se mund të ishte shumë mirë një finale e këtij sezoni në Champions, si për emrat, ashtu edhe për cilësinë e lojtarëve”.

Me këto fjalë e ka nisur konferencën për shtyp, Mauricio Pochettino, trajneri i PSG duke shtuar: “Ne jemi sfidantët në këtë sfidë, Real Madrid është një klub i mësuar të fitojë Champions League, por nuk jemi viktima për tu sakrifikuar. Kam besim tek klubi, tek lojtarët e mi. Të gjithë janë të motivuar në maksimum. Messi? Është mirë, sot do të na ndihmojë shumë eksperienca e tij”, u shpreh Pochettino.

Në krahë të trajnerit ishte dhe Marquinhos, kapiteni i PSG i cili u ndal tek Mbappe, një nga lojtarët me më shumë pritshmëri në këtë sfidë: “Ne dëshirojmë vetëm që Mbappe të jetë sa me komod në këtë sfidë dyshe, të jetë i qetë. Objektivi jonë nuk është të flasim me Mbappe por të mposhtim Real Madrid, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb