TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është vënë në krye të fushatave të dhurimit të gjakutnë vend dhe madje ka dhuruar edhe vetë shpesh herë duke nxitur qytetarët të veprojnë njësoj.

Teksa fliste sot për mediat pas seancës së dhurimi gjaku me rastin e Ditës Botërore të Talasemisë, Presidenti u pyet nëse është i shqetësuar që ka humbur shumë gjak. Ja përgjigjja e tij.

“Mendoj që dhurimi i gjakut është e rëndësishme t’iu bëhet e qartë të gjithëve që është një proces shumë i shëndetshëm për atë që dhuron jo vetëm nga ana morale që ndihet më mirë sepse kontribuon për të ndihmuar jetën e një qytetari tjetër, të një fëmijë e kështu me radhë. Por është dhe një proces që të zbukuron. Në qoftë se e vutë re ato vajzat që po dhuronin ishin jashtëzakonisht të bukura se dhuronin çdo 3 muaj gjak, kështu që nxitoni”, deklaroi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb