Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, djali i ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiut. Vendimi është dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mësohet se KPK vendosi që të shkarkojë magjistratit pasi ky i fundit nuk justifikonte pasurinë.
Abdiu u përball të premten me vetingun, ku KPK i kërkoi barrën e provës në lidhje për transaksionet e pasurive ku rezulton bashkëpronar me familjarët, si dhe në lidhje me mungesën e burimeve për krijimin e një pjesë të tyre.

Abdiu u mbrojt me argumentin se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga prindërit, dhe ai nuk ka kontribuar për to.
I biri i ish-kreut të Gjykatës së lartë, është djali i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ndërkohë që mund t’i shpëtonte vettingut.

Dyshimet nisën transaksioneve në shkëmbimin e apartamenteve të mëparshëm që ka zotëruar ai dhe familjarët me dy apartamente të rinj, një vilë dy katëshe në një fshat turistik në Golem, si dhe për një automjet tip Benz të blerë në më pak se gjysmën e vlerës që kishte paguar shitësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb