Gjykata Federale në Zvicër shihej si shansi i fundit për të ardhmen europiane të Skënderbeut.

Pas një zvarritje të gjatë të proçesit, Gjykata Federale është shprehur për çështjen Skënderbeu, por ndryshe nga se shpresonte opinioni sportiv, nuk ka falje për klubin korçarë.

Me 3 vota pro dhe 2 kundër, gjykata refuzoi rekursin e kryer nga Skënderbeu duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga CAS.

Në vendimin e bërë publik nga vetë klubi, drejtuesit e Skënderbeut po shqyrtojnë mundësinë për të apeluar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Pavarësusht efekteve të rënda të këtij vendimi klubi i Skënderbeut do të vijoj të kërkoj suksesin e mëparshëm.

Kujtojmë që klubi korçarë është dënuar nga UEFA me dhjetë vite mos pjesëmarrje në kupat e Europës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb