Me futbollin që vijon bojkotin, as volejbolli nuk do të zbres në parket, kjo jo për shkak të dakortësisë së tyre me qëndrimet e Ligës Profesioniste por pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë. Volejbolli konsiderohet si një sport më nivel të lartë rrezikshmërie për përhapjen e COVID-19, për këtë arsye Ministria ke refuzuar kërkesat e vazhdueshme të Federatës së Volejbollit për të rifilluar sezonin.

123036429 10213770809744443 2052155543335295959 N
123036429 10213770809744443 2052155543335295959 N

Ky vendim i Ministrisë, i sugjeruar nga Komiteti i Ekspertëve, nuk është pritur mirë nga Bordi drejtues i Federatës së Volejbollit Shqiptar, të cilët në një reagim për mediat e konsiderojnë këtë vendim absurd, i pa konsultuar dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe Sportive të zgjohet nga gjumi letargjik:

Federata E Vojebollit
Federata E Vojebollit

“Janë hapur e funksionojnë palestrat e “fitness”-it, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, etj., Ministria e Shëndetsisë e konsideron sportin e volejbollit me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e virusit “Covid-19”! Ajo që duhet theksuar është se kjo përgjigje e Ministrisë së Shëndetsisë nuk merr parasysh as faktin se volejbolli ka një veçanti, që ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe lojtaret luajnë ne nje fushe 162 m2 e cila ndodhet ne një hapësirë 800 m2 minimumi. Kjo është në kontrast të plotë me atë që në të gjithë Evropën po luhet volejboll, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, etj,. Federata Shqiptare e Volejbollit e cilëson përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në rastin më të mirë, një vlerësim të bazuar në paaftësi për të gjykuar mbi arsyetim të shëndoshë, dhe, shpreh gatishmërinë e saj të riulet me ekspertët për të bërë të mundur të luhet sport. Ndërkohë, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sportit të zgjohet nga “gjumi letargjik” si ministria përgjegjëse për mbarëvajtjen e sportit në Shqipëri”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: