Avokati dhe juristi, Gentian Trenova ka komentuar konfiskimin e Prestige Resort ditën e sotme.

Trenova tha në emisionin “Task Force” në Syri Tv se nuk konfiskohet prona e qytetarit me vendime qeverie por vetëm me një vendim të gjykatës.

“Fjala konfiskim në kuptimin ligjor duhet të përmbajë një vendim gjykate, të formës së prerë dhe behët me forcën e përmbarimit.
Konfiskimi ndodh kur kemi një vendim të dënimit penal për kryerjen e një krimi ose kur pasuria që ka personi nuk justifikohet dhe ligji thotë se kjo pasuri kalon në favor të shtetit me vendim konfiskimi. Ky është proceduar dhe koncepti i konfiskimit.
Sot qeveria paska policia shkuar në ‘Prestige Resort’ se ka një vendim qeverie, ku ajo vendim qeverie është goditur me një padi në gjykatë dhe nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është antikushtetues.

Këtu jemi në pjesën e konceptit të konfiskimit, por një vendim qeverie të konfiskojë pasurinë e një individi është gati e pamundur dhe nuk ndodh”, tha Trenova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb