TIRANË

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit zbardh vendimin për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. KPK ka arsyetuar se nuk ka asnjë provë apo indicje për përgjime për vëzhguesin ndërkombëtar.

“Nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicije, që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime  apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar.

Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga një person me emrin  Rrahim Shehu, i depozituar pranë Komisionit me 24 gusht 2020. Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin z. Kijlstra, dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to. Pretendimet e bazuara në letrën e Rrahim Shehut, mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhëne tjeter me vlerë provuese.

Nga ana tjetër, bazuar në dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z. Kijlistra ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si në polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga përgjigjet zyrtare. Në këtë mënyrë, akuzat e ngritura në seance dëgjimore nuk qëndrojnë.”-thuhet në vendim. Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: