Deputeti i PD për Librazhdin, Lefter Gështenja ka denoncuar se në 5 Bashki të qarkut të Elbasanit nuk ka asnjë vend pune. Ai thekson se vetëm një vend pune ekziston në Gramsh.

Sipas tij, qeveria i ka shndërruar këto zona në tokë të djegur dhe realiteti sjell vetëm shpopullim, varfëri, nënshtrim.

Për Gështenjën, ndryshimin qytetarët e kanë vetë në dorë dhe vjen me demokratët.

 

STATUSI NGA LEFTER GËSHTENJA

Qeveria e ka shndërruar në tokë të djegur Librazhdin, Prrenjasin, Cërrikun, Peqinin, Belshin. Nuk ka asnjë vend pune që të rinjtë, të diplomuarit, profesionistët të mund të punojnë, te fitojnë dhe të jetojnë në zonën tonë.

Shikoni të dhënat e vetë qeverisë së papunësisë nga Agjencisë Kombëtare e (Sh)Punësimit.

Në Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh nuk ka asnjë vend pune të lirë as në shtet, as në privat. I vetmi vend pune është në Gramsh.

Treva jonë duhet të ishte ndër më të pasurat e vendit dhe të siguronte me mijëra vende pune në turizëm, bujqësi, tregti apo industri të vogla.

Ky është një realitet që sjell vetëm shpopullim, varfëri, nënshtrim. Ndryshimin e kemi në dorë vetë! Duhet ndryshim me demokratët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: