Limoz Dizdari, ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste ka rrëfyer se para dy vitesh është kërcënuar, ndërsa për këto ngjarje i ka shkruar dhe kryeministrit Edi Rama disa letra.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të moderatores Nisida Tufa në ‘News24’, Dizdari tha se ndonëse Rama nuk i kishte kthyer përgjigje 8-9 letrave të tij, zbulon se kryeministri e ka marrë në telefon. Mes te tjerash ai tha se i kishte derguar disa letra dhe presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

PJESË NGA INTERVISTA
Cilës parti i përkisni ju? A jeni anëtar i PS?

Unë nuk jam anëtar i PS. Ndonëse ngelem një përfaqësues shumë i prerë i së majtës. Familja ime është e lidhur përjetësisht me këtë. Besoni se kjo është e majta që përfaqëson PS? I kam shkruar një letër kancelares Merkel, duke e falënderuar për 9 pikat që sjell si detyra shtëpie për Shqipërinë, ndërsa kam sjellë në fokus dhe një këngë popullore shqiptare.

Dje u bë publike një letër nga socialistë të vjetër..
Maqo Lakrori është marrë me këtë letër. Ai më telefonoi dhe më kërkoi të prononcohesha. E quajta një nismë të përgjegjshme, por pa ndonjë fryt.

Në Kongres thanë se do ta diskutonin me dyert të mbyllura..
Po pse duhet ta bëjnë me dyer të mbyllura. Në PS nuk ka demokraci. A ka parti Socialiste? Se këta nuk janë ata të PS. Unë se pranoj që të thonë; ne gratë e PS do bëjmë transformime. Kjo nuk është e drejtë. Pse gratë demokrate janë të këqija.

Çfarë mendoni sot për Edi Ramën si kryeministër?
Si kryeministër ka të meta të mëdha. I kam shkuar shumë letra Edi Ramës, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. I kam çuar 8-9 letra. Dhe presidentit i kam shkruar, dhe kryetarit të Parlamentit. Pse iku Shkëlqim Cani dhe u zëvendësua me një mësuese të anglishtes. Janë përbaltur të gjithë këta. Mendimin e specializuar duhet ta dëgjojë kryeministri.

Çfarë shqetësimesh keni ngritur në letra?
Më kërcënuan mua në Sarandë sot e dy vite më parë. Më kërcënuan njerëz të interesuar që të më heqin që andej. Me mori kryeministri në telefon dhe më tha; “ku ka bir nënë….” dhe ca fjalë të tjera. Mendova me vete: “Të të vijë turp. Të më thotë mua djali i mikut tim Kristaq Rama kështu”. Ai pretendon që unë nuk trembesha dhe më tha që ai do të më mbronte.(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb