Nuk është një sezon i lehtë për Thomas Strakosha dhe ky është një fakt. Karantina, COVID-19 dhe më pas dëmtimet, kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë tek gardiani kuqezi, aq sa kanë vendosur në dyshim të ardhmen e tij tek Lazio. Pepe Reina e shfrytëzojë shumë mirë këtë moment duke i marrë vendin si titullarë. Strakosha nuk ishte në kuadrat as në ndeshjen e fundit, në transfertë kundër Parma. Mediat italiane dolën me një prapaskenë të bujshme duke theksuar se mungesa e tij nuk kishte të bënte me një dëmtim por thjeshtë ishte një vendim i trajnerit Inzagji, kaq mjaftoi që të flitej më pas për një divorc të shpejtë mes palëve.

Strakosha
Strakosha

“Corriere dello Sport”, vjen këtë të martë me një version ndryshe: “Nuk ka një çështje Strakosha në shtëpinë e Lazios”. Portieri shqiptar do të ishte titullarë edhe në “Tardini”, nëse nuk do të ishte dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Fiorentines. Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, Strakosha do të mungojë në derbin kundër Romës ndërsa do të rikthehet titullarë në Kupën e Italisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb