I përjashtuar publikisht nga Zinedine Zidane, aventura e Gareth Bale në Madrid është në ditën e fundit. Në Spanjë flasin për një divorc të pashmangshëm ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë në Kinë. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”:

Marca
Marca

Bale ka gjetur akordin me Jiangsu Suning. Nuk bëhet fjalë për një ofertë përtej çdo logjike që u fol pak ditë më parë por sërish Bale do të përfitoj një pagë vjetore fantastike: 22 milion euro neto në sezon. Në Madrid aktualisht Bale përfiton 14 milion euro. Bale pritet të firmos një kontratë 3-vjeçare. Telenovela Bale është në seritë e fundit, mungojnë vetëm disa detaje të vogla për të firmosur zyratarisht kontratën e re.

As
As

Për sulmuesin uellsian kjo aventurë në Kinë do të thotë fundi i futbollit të rëndësishëm pasi Bale tashmë është 30 vjeç. Në Madrid çështja Bale është kthyer në një shqetësim të madh pasi mënyra se si trajneri Zidane dhe presidenti Perez e menaxhuan këtë situatë ka sjell përçarje të madhe në dhomat e zhveshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: