Dy ndeshjet e para të javës së 11 të Abissnet Superiore nuk kanë kanë pasur fitues. Dueli mes Erzenit dhe Kastritoit i luajtur në “Niko Dovana”, u mbyll në barazimin 1-1. Sfida nisi mjaft mirë për krutanët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 7’ me Grecën.

Më pas ishin shijakasit të cilët tentuan të gjenin golin dhe këtë e bën vetëm në pjesën e dytë me Nonaton. Të dyja skuadrat provuan sërish për të gjetur avantazhin, por pa fat, me rezultatin që ngeli i pandryshuar deri në fund të sfidës. Kështu Erzeni vazhdon të qëndrojë provizrosiht në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-të me 14 pikë.

Edhe Bylisi me Teutën kanë ndarë pikët së bashku, në një barazim me rrjeta të paprekura 0-0 në stadiumin “Adush Muça”. Një sfidë me shumë raste për gol dhe me pretendime për penallti nga të dyja krahët, por me arbitrin kryesor Eldorjan Hamiti që nuk ka vërshëllyer në asnjë nga të dyja rastet.

Durrsakët nga minuta e 84′ ishin në inferioritet numerik, pasi qendërmbrojtësi Jazxhi mori kartonin e dytë të verdhë. Me këtë ndalesë, Bylisi ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta mbetet e fundit me tetë pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb