Nuk ka gola mes Italisë dhe Austrisë për 90 minuta dhe për pasojë ndeshja shkon në shtesë. Një ndeshje e luftuar, e dominuar nga axurrët, por që nuk gjetën dot golin.

Italia ka shkuar shumë afër golit ndaj Austrisë në minutën e 17-të. Barella ka marrë një top në zonë dhe ka lëshuar një goditje të fuqishme drejt portës, por portieri Bachmann ka arritur të shmangë golin me një ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Edhe Ciro Immobile i pafat. Sulmuesi i Lazio-s ka shkuar shumë afër golit ndaj Ausrtrisë në minutën e 32-të. Ciro ka realizuar një gjuajtje të jashtëzakonshme nga jashtë zone, që është ndalur nga shtylla.

Austria shtangu Italinë në minutën e 65-të. Arnautovic, ish-sulmuesi i Inter-it, ka mposhtur Donnarumma-n me një goditje të zgjuar me kokë, por festa e austriakëve është prishur nga VAR. Goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Koha e rregullt mbyllet 0-0. Ndeshja shkon në shtesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb