Ylli i tenisit Novak Djokovic do të ndalohet sërish nga autoritetet australiane të shtunën përpara se çështja e tij për të qëndruar në Australi të shqyrtohet në Gjykatën Federale.

Vendimi u mor gjatë një seance urgjente përpara gjyqtarit Anthony Kelly në Gjykatën Federale të Qarkut dhe Familjes të premten, pas vendimit të ministrit australian të imigracionit Alex Haëke për të anuluar vizën e Djokoviçit për herë të dytë.

Ylli i tenisit do të intervistohet nga Forca Kufitare Australiane në orën 8 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale (4 pasdite ET të premten) në një vend secret “të rënë dakord midis palëve” në këtë rast.

Në atë moment, Djokoviç do të ndalohet zyrtarisht nga dy zyrtarë të forcave kufitare dhe do të shoqërohet në zyrën e avokatëve të tij, ndërsa çështja e tij do të shqyrtohet në Gjykatën Federale.

Vendndodhja ku Djokoviç do të takohet nga zyrtarët kufitarë do të mbetet sekret për të mbajtur të sigurt yllin e tenisit dhe për të parandaluar atë që e konsiderojnë “një cirk mediatik”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: