Nuk fitonin në “Bernabeu” që nga viti i largët 1967, Inter shpresonte që të thyenin këtë tabu, por Madridi mbetet një pengesë e madhe për ekipin zikaltër. Reali fitoi pastër 2-0 edhe ndeshjen e kthimit duke e mbyllur si kokë grupi, në kuotën e 15 pikë, 5 më shumë se sa Inter.

Kross
Kross

Djemtë e Inzaghi e provuan, mbi të gjitha në pjesën e parë por pa mundur të gjejnë atë prekje fituese, ndërsa në minutën e 17-të ishte Toni Kroos që kaloi madrilenët në avantazh. Në limitet e pjesës së parë, Inter ishte edhe me fat teksa Rodrygo u ndal në traversë.

Barela
Barela

Kjo transfertë u kthyer në malore për Inter teksa në minutën e 64-të mbetën me 10-të lojtarë pas daljes me karton të kuq të Barella.

Asensio
Asensio

Në të 79-të ishte Asensio që me një të majtë magjike mbylli llogaritë me Inter. Ndeshja tjetër e Grupit D, Shakhtar Donetks-Sheriff Tiraspl përfundoi në barazim 1-1 me ekipin moldav që kalon në Europa League si vendi i tretë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb