Bajerni Munchen është gati të huazojë në janar sulmuesin gjerman Timo Werner. Sipas mediave angleze, klubi bavarez, ndryshe nga Chelsea, do t’i bënte vend bomberit gjerman.

Transferimi i Romelu Lukakut te Blutë e Londrës ka lënë totalisht në hije Werner, i cili jo vetëm që nuk shihet titullar, por edhe minuta vështirë të marrë. Te Bayern mund të mos ishte titullar i përhershëm, por me siguri do të luante më shumë.

Werner do të rigjente edhe trajnerin Nagelsmann, me të cilin ngritën Leipzig në majat e futbollit gjerman. Tashmë pritet vetëm hapja e merkatos së dimrit dhe Werner do të kalojë te Bayern.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb