TIRANE

Në një dalje për mediat, pas marrëveshjes mes palëve për reformën zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha garantoi se synimi i vetëm i opozitës së bashkuar është të kthejë lirinë e votës për qytetarët shqiptarë.

“Garantoj qytetarët shqiptarë, demokratët mbështetësit e opositës, të zhgënjyerit nga partia e tyre, se procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që cdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e ti shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike. Sakrifica e mandateve të djegura, solli atë që cdo kush mund ta konsideeronte të pamundur, vetëndërgjegjësimin e perëndimit, se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.

Mos kini asnjë dyshim, është vetëm fillimi i një beteje që do të konsiderohet e fituar kur të kemi nje qeveri e Parlament të dalë nga vota e qytetarëve.

Për opozitën objekitivi politik është i qartë, largimi një orë e më parë i kësaj qeverie me zgjedhje të lira e të ndershme, që do i paraprijë një reformë zgjedhore.

Kushti i parë është miratimi i reformës zgjedhore. Është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur, dhe e ka luajtur me vetëdije të plotë, në shërbim të një interesi të vetëm, të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për interesa meskine kishte dhjetëra rrugë të tjera, që i kemi refuzuar me përbuzje. Kurrë s’ka qenë më ulërtise kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashkiakë me rekorde kriminale, qytetarët bien viktima të sundit të krimit. Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat, e cdo force politike, qytetari, pensionisti, shoqëri civile, studenti, për të vendosur edhe këtu ato standarde.

E gjitha kjo është produkt i bashkëjetëses së politikës me krimit, dhe grabitjes së gjithckaje, nga një grusht njerëzish. Kjo është partia e babëzisë. Mundja e tyre, dhe shporrja nga zaptimi i institucioneve është synimi i vetëm i opozitës.” u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb