Kriza që po kalon skuadra e Napolit mund të bëjë që 180 minutat e ardhshme kundër Udinezes dhe Genkut të jenë vendimatare. Dhe përtej frazave që De Laurentis ka thënë në favor të Ançelotit, rezultatet e ktyre sfidave mund të bëjnë që ADL të ndërrojë kurs.

Opsionet janë disa, Alegri është i preferuari, Gatuzo një ide që josh, por De Laurentis mund të kthejë sytë nga një ish-trajner i Napolit, që në qytet është shumë i vlerësuar… Edi Reja!

Il Matino
Il Matino

Trajner i Shqipërisë, 74 vjeç, e ka drejtuar Napolin për 5 sezone duke e marrë nga Seria C dhe duke e ngjitur në Serinë A. Sipas gazetës “Il Mattino”, është ai një nga hipotezat më të besueshme në rast të shkarkimit të Ançelotit.

Napoli e ka pistën e lirë për të shkuar deri te Reja, pasi trajneri është aktualisht pa kontratë dhe në pritje të rinovimit me Federatën Shqiptare të Futbollit. Por më parë duhet parë e ardshmja e Karletos, që ka një klauzolë largimi prej vetëm 500 mijë eurosh dhe De Laurentins nuk e ka aspak të vështitë divorcin me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb