Artisti Gjergj Leka këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë periudhë karantinimi nga koronavirusi për të dëgjuar muzikë, por edhe për të folur me familjarët apo fëmijët e tyre.

Sipas Gjergj Lekës, muzika është ilaç për shpirtin dhe të bën shumë mirë për ta nisur ditnë me një mendim tjetër. Ndër të tjera, artisti këshillon qytetarët se koronavirusi është thjesht një pushim paksa i gjatë dhe pas tij do të vijojë sërish jeta me muzikë dhe alegro.

“Dihej që do vinte një ditë virusi i mallkuar, edhe për shkak të afërsisë me Italinë, me emigrantët e shumtë shqiptarë që janë atje. Ndaj dhe unë dy javë më parë preferova programin ta filloja nga studio ime. Mendoj që muzika është ilaç për shpirtin, dëgjoni muzikë, dëgjoni muzik të bukur. Hapni në mëngjes youtube, kur po bëni punët e shtëpisë, shtypni kompjuterin dhe keni muzikë relaksuese.

Të bën shumë mirë për ta filluar ditën me një mendim tjetër, me një shpirt tjetër, me një frymëmarrje tjetërc. Provojeni dhe më besoni se nuk ka koronavirus në botë që t’iu bëjë gjë. Farë na kushton ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të mësuar dicka, për të dëgjuar muzikë, por edhe për të folur me familjen e fëmijët. Koronavirusi do jetë thjesht një pushim paksa më i gjatë dhe pas tij do fillojë sërish alegro, muzika”, shprehet Leka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb