Aktori i mirënjohur i Hollywood-it, Kevin Spacey, ka mbërritur në Britaninë e Madhe për t’u përballur me akyuat për sulm seksual ndaj tre meshkujve.

Spacey, fitues i çmimit Oscar, do të paraqitet në gjykatën e Londrës të enjten, nën akuyën për aubuzim seksual gjatë një periudhe tetë-vjeçare nga viti 2005.

Akuzat pretendojnë se 62-vjeçari Spacey, i cili dha dorëheqjen si drejtor artistik i teatrit Old Vic në Londrën qendrore në 2015, dy vjet përpara se të paraqiteshin akuzat  për të, abuzoi seksualisht dy meshuj, një në  Londër dhe një në Gloucestershire.

Nga ana tjetër, Spacey i ka mohuar të gjitha akuzat që janë bërë ndaj tij, shkruan “The Times”.

Sakaq, policia në një deklaratë për emdiat, ka pohuar: Kevin Spacey Foëler, 62 vjeç, është akuzuar zyrtarisht sot për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave. Ai do të paraqitet në gjykatën e magjistraturës në Ëestminster në orën 10 të mëngjesit të së enjtes, më 16 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb