Nuk ka më dyshime, David Alaba nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich, fakt të cilin e pranoi publikisht drejtori i përgjithshëm i klubit, Rummenigge: “Kemi bërë gjithçka për të gjetur një akord, dëshironim një përgjigje brenda muajit tetor por Alaba nuk na e dha. Nuk e di nëse do të rikthemi të negociojmë por që nga dita e parë e janarit është i lirë të negociojë me çdo skuadër”, u shpreh Rummenigge.

Alaba 1200
Alaba 1200

Alaba ka një kontratë të vlefshme me Bayern Munich deri në qershor të 2021, në këto kushte, drejtuesit e Bayern kërkojnë të shesin lojtarin që në merkaton e janarit, në të kundërt, në fund të sezonit, do të largohej me parametra zero. Alaba është një lojtarë për të cilin ofertat nuk mungojnë, prej kohësh është folur për një transferim në La Liga, ku Barcelona e ka ndjekur prej vitesh por nuk përjashtohet as mundësia për një kalim në Premier League, aty ku Man.City është i gatshëm të përballojë kostot e këtij transferimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb