7,782 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërkohë që 1.599 persona kanë humbur jetën.

Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit, por tashmë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente.

Rreth 20 pacientë kanë marr këtë përbërës të gjakut, por infektologët thonë se ende është herët të flitet për efektet e këtij trajtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: