U tha se për të gjitha pikat e marrëveshjes për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibrit së Mitrovicës, u morën vesh palët pas 20 orë negociatash, por diçka mbeti e padefinuar.

Pika e pestë e marrëveshjes që ka të bëjë me përcaktimi i vijave administrative mes të Mitrovicës jugore dhe asaj veriore, duhet që të definohet deri më 14 tetor.

Madje, kjo edhe u cilësua si pengesë për mos revitalizim, ngase të dy komunat nuk arritën që nga tetori i vitit të kaluar të merren vesh për memorandum të bashkëpunimit që do t’i hapte rrugë revitalizimit të urës.

Përderisa Mitrovica jugore ka dhënë leje për ndërtimet në pjesën e kësaj komune, ajo veriore pritet që të ndërmarrë këtë veprime në mënyrë që punimet të fillojnë të dielën e javës së ardhshme me 14 gusht. (Tribuna Channel)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: