Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Rayo Vallecanos. 30-vjeçari ka hedhur firmën në kontratën e re, e cila do ta mbajë mbrojtësin kuqezi të lidhur me klubin deri në vitin 2025.

Ka qenë vetë Balliu i cili e ka bërë publik lajmin për ndjekësit e tij në “Instagram” ku ka shprehur lumturinë për këtë rinovim me klubin e La Ligas.

“I lumtur, i kënaqur dhe krenar që bëjë pjesë në këtë familje. Do të vazhdojmë të kënaqim tifozët e kësaj skuadre”, – ka shkruar Balliu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balliu (@balliu)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb