Bayern Munich ka bërë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin e Laipzig, Dayot Upamecano. Francezi do ti bashkohet kampionëve gjerman sezonin e ri, ndërsa drejtori sportiv Hasan Salihamidzic tregoi prapaskenat: “Mund t’iu konfirmoj se Upamecano do të luaj për Bayern Munich. Kemi pasi diskutime të bukura dhe të gjata këtë periudhë, lojtari, familja dhe agjentët e tij u bindën se Bayern Munich është klubi i duhur për të vijuar karrierën”, u shpreh Salihamidzic për “Bild”.

Ddd
Ddd

Bayern vendosi të paguaj klauzolën e tij të largimit prej 42,5 milion euro duke i paraprinë largimit të David Alaba dhe Boateng në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb