Duket se edhe dyshimet e fundit kanë rënë. Eden Hazar ka zgjedhur Realin e Madridit dhe transferimi i tij në La Liga është vetëm çështje kohe. Më saktë do të realizohet në fund të këtij sezoni, kur mesfushori belg do t’I japë lamtumirën Çelsit. Të sigurta për këtë janë mediat angleze. Këto të fundit i referohen deklaratave të fundit të Hazar. I pyetur në lidhje me të ardhmen, ai u përgjigj shkurt. “E kam marrë një vendim”, tha lojtari, i cili ka refuzuar për të disatën herë rinovimin e kontratës me Blutë e Londrës, që skadon në vitin 2020.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kaq ka mjaftuar që të përditëshmet britanike të tregojnë Realin e Madridit si pistën e vetme të mundëshme. Nuk është një sekret që klubi madrilen e ndjek prej kohës yllin e Çelsit, ndërsa vetë ai nuk e ka fshehur asnjëherë se ëndërron të luajë për “los blankos”. Kjo ëndërr do të bëhet realitet verën e ardhshme, pasi duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, palët kanë arritur që tani një marrëveshje paraprake, në pritje finalizimit të atij që do të jetë një nga tranferimet e bujshme të merkatos së verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb