Refik Halili ndryshon strategji pikërisht atëherë kur më pak pritej. Nuk ka ndodhur shpesh që presidenti i Tiranës të konfirmojë një trajner edhe për sezonin e ardhshëm, e bëri diçka të tillë me Egbon një vit më parë por edhe trajneri kampion në fuqi nuk rezistojë më shumë se dy javë. Ky është një diskutim i mbyllur pasi Halili dhe të gjithë në shtëpinë e bardhebluve kthejnë vështrimin nga e ardhmja.

Shehi Halili
Shehi Halili

Numri një i klubit ka vendosur ti besojë Orges Shehit edhe për sezonin e ri, një vendim i marrë me qetësi dhe pasi analizoi të gjithë opsionet e mundshme. Shehi arriti ti rikthejë Tiranës qetësinë e munguar, qëndroi në garë për një kohë të gjatë, puna e tij është vlerësuar pozitivisht, pavarësisht se në fund nuk arritën të kapin Europën. Mungon ende njoftimi zyrtarë por kjo është një tratative e mbyllur mes palëve. Shehi së bashku me stafin drejtuesit, drejtorin Osmani dhe me vetë presidentin Halili, kanë nisur punë për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri, hapi i parë ishte blerja e kartonit të Taulant Seferit duke nënshktruar me sulmuesin e Kombëtares një kontratë 3-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb