Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim, Juventus ka gjetur pasuesin e Higuain për sulmin, bëhet fjalë për Duvan Zapata, sulmuesi i Atalanta. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur prej kohësh negociata me përfaqësuesit e Atalanta për të gjetur një akord, flitet për një ofertë prej 30 milion euro kesh plus kartonin e Perin, lojtari i Juves por i dhënë në formë huazimi tek Genoa.

Zapata
Zapata

Sulmuesi kolumbian shihet si pasuesi ideal i Higuain i cili në fund të sezonit do të largohet nga Torino. Me C.Ronaldon dhe Dybala të paprekshëm, gjithnjë nëse CR7 vijon të qëndroj, drejtuesit e bardhezinjve janë fokusuar vetëm në gjetjen e një qendërsulmuesi për sezonin e ri. Prej kohësh është folur për një afrim të Milik por Zapata ka fituar më shumë kuota duke qenë ai tashmë objektivi kryesor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb