Me titullin të arkivuar zyrtarisht dhe pas festës në kushtet e imponuara nga Covid-19, Tirana nis misionin e radhës, të bëjnë për vetë edhe Kupën e Shqipërisë, për të mbyllur këtë sezon me “dopjetën” e famshme. Drejtuesit e klubit, presidenti Halili, drejtori sportiv Arbi Laçi dhe menaxheri i ekipit, Hektor Çomo, vijojnë punën për të ndërtuar ekipin e ri me synimin e qartë, të zhvillojnë një paraqitje pozitive në kupat e europës dhe të nisin një cikël fitues në futbollin shqiptar. Prej kohësh vazhdimësia e Emanule Egbos ishte vënë ndjeshëm në dyshim por pasi mbyllën objektin kryesor, presidenti Halili konfirmoi sërish Egbon në krye të Tiranës. Tekniku nigerian do të drejtoj ekipin në aventurën europiane ku sigurisht as Egbo nuk dëshiron të jetë thjeshtë kalimtar pasi e ardhmja e tij mund të ndryshoj në varësi të rezultateve.

Egbo
Egbo

Ashtu siç Egbo u shpreh pak ditë më parë në studion e “Sport News Plus”, drejtuesit e klubit janë takuar gjatë kësaj periudhe me një pjesë të mirë të titullarëve të mbetur pa kontratë për të formalizuar rinovimin e tyre. Agostin Torasa ishte i pari që u zyrtarizua, të njëjtin fat do të kenë edhe dy titullarë të tjerë, Idi Batha dhe Erjon Hoxhallari. Pjesë e Tiranës në aventurën europine dhe jo vetëm, të paktën edhe për një sezon tjetër, pritet të jetë edhe Majkëll Ngoo. Palët janë takuar këto ditë për të gjetur akordin e duhur financiarë pasi vullneti është i madh për të vijuan bashkëpunimin edhe për një tjetër vit. Ashtu siç dihet, në shitje janë Muçi dhe Çelhaga, të dy janë lojtarët do të largohet nga kryeqyteti ndërsa klubi do të punojë për të gjetur zëvendësuesit e duhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: