Sadio Mane ka mbërritur në Gjermani dhe pritet kryerja e testeve mjekësore te Bayern Munchen pasi çdo gjë duket e përfunduar tashmë në marrëveshjen mes kampionëve gjermanë, sulmuesit senegalez dhe Liverpool.

Klubi anglez ka rënë dakord për 35.1 milionë paund me bavarezët për 30-vjeçarin javën e kaluar dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë të mërkurën pasi do të kryhen të gjitha formalitetet e transferimit.

Nënkampionët e Premier League dhe të Europës hezituan të shisnin yllin e tyre këtë verë, por një lëvizje e tillë u bë pothuajse e pashmangshme kur senegalezi, që është në vitin e fundit të kontratës së tij, pohoi se donte të largohej nga nga Anfield.

Largimi i Mane e sheh Liverpool afër fundit të një epoke, pasi ai është i pari nga tre lojtarët e parë të Jurgen Klopp që ikën nga klubi. Gjatë periudhës së tij gjashtëvjeçare në klub, sulmues senegalez shënoi 120 gola në 269 paraqitje në të gjitha garat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb