Në prag të rinisjes së sezonit, Federata Italiane e Futbollit ka shuar edhe dyshimet e fundit në lidhje me orarin e ndeshjeve dhe formatin e Kupës së Italisë që kthehet në fushë më 12 qershor me ndeshjet gjsymëfinale. Sfidat do të zhvillohen në orën 21:00 për të evituar temperaturat e larta. Por një tjetër vendim I rëndësishëm ka të bëjë me mënyrën se si do të luhen këto përballje.

Lazio's Player Hold The Cup After Defeat
Lazio’s Player Hold The Cup After Defeat

Për të zbutur lodhjen fizike të futbollistëve që kthehen në fushë pas një ndërprerje të gjatë, sfidat nuk do të kenë kohë shtesë nëse përfundojnë në barazim. Gjithçka do të vendoset me goditjet e 11-metërshave. Gjysmëfinalja e parë e kthimit është ajo Juventus-Milan më 12 qershor, ndërsa një ditë më pas luhet Napoli-Inter.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb