Numrat e telefonit dhe bisedat e kryera nga rreth 500 mijë përdorues shqiptarë të WhatsAppit, janë tashmë në shitje në darkweb.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë me dije se ky akt është një tjetër dëm katastrofik i privatësisë.

“506 mijë shqiptarëve, përdoruar të aplikacionit WhatsApp, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastriofik i privatësisë…”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u dalin të dhënat nga hakerimet e kryera, duke përfshirë të dhënat mbi pagat, targat dhe kartat e identitetit.

25d0f4c3 F8ff 483c B3f9 E83d0bc4796f
25d0f4c3 F8ff 483c B3f9 E83d0bc4796f

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb