Keisi, ish-partnerja e reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është parë në praninë e një djali tjetër. “Dosja” ka publikuar foton kur Keisi shfaqet e buzëqeshur dhe e lumtur me një djalë duke konsumuar verë.

Edhe pse me dokumente ajo vazhdon që të jetë e martuar me reperin shqiptar, duket se gjithçka ka mbetur vetëm në letër dhe se ndarja me Stresin është përfundimtare. Kjo pasi Keisi ka nisur një lidhje të re.

Madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa buzëqeshin para kamerës. Videoja është publikuar në rrjetin social të djalit, ndërsa Keisi ka vendosur që të fshehë çdo gjë lidhur me djaloshin që i ka marrë zemrën.

Kujtojmë se Stresi dhe Keisi Bezhani u martuan 2 vite më parë pasi bënë publike dhe marrëdhënien e tyre, por nuk kanë munguar as sherret dhe përplasjet e tyre publike, edhe pse të dy tani pretendojnë se kanë respektin maksimal me njëri-tjetrin.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb