Pas lajmit të bujshëm se Kendall Jenner dhe Devin Booker i dhanë fund lidhjes disa vjeçare, duket se çifti i kanë dhënë edhe një shans tjetër njëri-tjetrit.

Supermodelja dhe lojtari i Phoenix Suns po kalojnë sërish kohë së bashku. “Ajo dhe Devin janë rikthyer përfundimisht bashkë”, thotë një burim i afërt me Kendall për “E! News”. “Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën se duan të ecin përpara dhe të jenë së bashku.”

“Ata u rikthyen dhe po shkon vërtet mirë”, shton burimi i brendshëm. “Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit dhe Devin ishte shoqëruesi i saj në dasmën e shoqes së modeles, Lauren gjatë fundjavës në Napa.”

Madje , ylli i Kardashians la të kuptohet për ribashkimin në Instagram Story më 17 korrik , duke postuar një foto me atletin mes festave të dasmës. Dalja në fundjavë e dyshes vjen vetëm disa javë pasi ata u panë së bashku në një festë të katër korrikut në Hamptons , ku një burim i tha E! News, “Kendall qëndroi pranë Devinit pjesën më të madhe të natës dhe ata dukeshin vërtet të lezetshëm.”

Kjo pamje erdhi menjëherë pasi një person i brendshëm konfirmoi që Kendall, 26 vjeç, dhe Devin, 25, kishin lënë mënjanë lidhjen e tyre pas dy vitesh lidhje. “Kendall dhe Devin patën një problem të vështirë kohët e fundit.”. Sidoqoftë, burimi i brendshëm gjithashtu vuri në dukje në atë kohë, “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë lidhjen të funksionojë”. Në fillim të këtij viti, Devin bëri një koment të rrallë për marrëdhënien e tij me Kendall në një intervistë për Wall Street Journal . Kur ylli i basketbollit u pyet nëse ishte “e vështirë të keë në qendër të vëmendjes” romancën e tyre, Devin u përgjigj: “Nuk do të thosha shumë. Sinqerisht, po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli shumë lehtë sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu, por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani. Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje,” shtoi ai, “dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë, brezi i ri nën mua dhe fëmijët që shikojnë tek unë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb